12:59 / 11.12.2022
Ambasadori gjerman: Dhuna ndaj ofruesve të sigurisë të ndalet menjëherë
J.Musliu/RTKlive
Duke e ripostuar një deklarim të EULEX-it, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj sulmit me shok-bombë, ndaj një patrulle të EULEX-it në Zveçan.
Rohde ka deklaruar se dhuna ndaj EULEX-it dhe ofruesve tjerë të sigurisë, duhet të ndalet menjëherë.
“EULEX-i kontribuon në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët”, shkroi ambasadori Rohde në Twitter.
“Dhuna kundër EULEX-it dhe ofruesve të tjerë të sigurisë duhet të ndalet menjëherë”, ka shkruar Rohde.
Ndaj këtij sulmi kanë reaguar edhe vetë misioni i EULEX-it, e gjithashtu edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.
























