13:18 / 11.12.2022
Juve rivalizon Interin për Smalling
F.Bytyqi/RTKLive
Nuk është vetëm Interi, klubi italian që e kërkon mbrojtësin e AS Romës, Chris Smalling.
Sipas medieve italiane, në garë për asin e ‘romakëve’ është futur edhe Juventusi, një tjetër klub i madh italian.
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, po bën një sezon të madh në skuadrën e Romës, dhe tashmë ai është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Jose Mourinhos.
“Pas Interit edhe Juventus është e interesuar për Chris Smalling”, shkruajnë mediat italiane.























