13:38 / 11.12.2022
Trajkoviq: Serbët në Kosovë duhet të lirohen nga kriminelët
RTKlive
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se ai nuk mund ta frikësojë dhe se ajo është në anën e duhur.
Ajo ka theksuar se serbët në Kosovë duhet të lirohen nga kriminelët.
“Më kot po mundohesh të më trembësh Aleksandër Vuçiq, më kot analistët e tu në Pink më vendosin në shënjestër 24 orë para gjithë popullit e tentojnë të më diskreditojnë. Unë jam në anën e duhur, serbët në Kosovë duhet të lirohen nga kriminelët!”, ka shkruar ajo në Twitter.
Rada Trajkoviq në fillim të dhjetorit është emëruar këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës – Nenad Rashiq.























