14:56 / 11.12.2022
Majko: Në veri të Kosovës, skenari i Donbasit
J.Musliu/RTKlive
Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ma ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.
Majko i cili ishte kryeministër në kohën e luftës së Kosovës, në vitin 1999, deklaroi se Serbia ka filluar një "lodër" të vjetër në kushte të “reja" me Perëndimin.
“Në veriun e Kosovës po zhvillohet "skenari" i Donbasit në Ukrainë”, shkroi Majko në Twitter.
“Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten”, shkroi Majko, duke treguar se kush është ky person. “Në këtë rast, ai quhet Aleksandër Vuçiq!”.
























