LDK kërkon plan të qartë nga Qeveria për zgjidhje të situatës në veri
BKT
Lajme

LDK kërkon plan të qartë nga Qeveria për zgjidhje të situatës në veri

J.Musliu/RTKlive

Lidhja Demokratike e Kosovës, nëpërmjet një reagimi, ka shprehur shqetësimin e thellë për gjendjen e sigurisë në veri të vendit.

“Sulmet ndaj institucioneve të Republikës, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it, si dhe barrikadimi dhe mbyllja e rrugëve janë veprime që cenojnë rendin kushtetues të Republikës prandaj si të tilla ato janë të papranueshme”, deklaroi LDK-ja në një reagim të publikuar edhe në rrjetet sociale.

Kjo pari opozitare  i dënon ashpër këto veprime dhe kërkon që autorët e sulmeve të sillen para institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës.

“LDK-ja edhe një herë përsërit kërkesën e saj ndaj Qeverisë dhe institucioneve të tjera të vendit për koordinim të veprimeve me partnerët e Kosovës, si rrugë e vetme drejt kthimit të rendit, sigurisë dhe lëvizjes së lirë në gjithë territorin e Kosovës”, deklaron LDK-ja, sipas së cilës, “çdo rrugë tjetër është rënie në kurthin e synimeve destabilizuese të Serbisë”.

LDK kërkon nga Qeveria e Kosovës plan të qartë për të zgjidhur situatën e sigurisë në veri.

“Në këto momente vendit i duhet lidership i vërtetë që do të veprojë me mençuri dhe vendosmëri; që në vend ndarjes e përçarjes siguron unitet të brendshëm e koordinim të ngushtë me aleatët tanë”.

 


MË SHUME NGA Lajme