Prishtina fiton Superkupën, mposht Trepçën në një sfidë tensionuese
Fatmir Bytyqi /RTKlive
(E plotësuar) Sigal Prishtina e ka fituar trofeun e Superkupës së Kosovës në basketboll, pasi sonte mundi Trepçën, me rezultat 73-58.
Prishtinasit dhe mitrovicasit u ballafaquan në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në finalen e Superkupës së Kosovës, sfidë kjo mjaft tensionuese nga tifozët e të dy skuadrave, madje, periudhë e tretë dhe e katërt u zhvillua pa praninë e tifozëve.
Basketbollistët e Prishtinës ishin më të mirë në parket, derisa në pushim shkuan më pesë pikë epërsi (28:23).
Loja e mirë e prishtinasve vazhdoi edhe në periudhën e tretë dhe të katërt, duke qenë ekip dominues në parket.
Përfundimisht Sigal Prishtina mposht Trepçën, me rezultat 73-54.
Rinis ndeshja Sigal Prishtina-Trepça
(E plotësuar) Ka rinisur ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Prishtinasit dhe mitrovicasit po luajnë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në finalen e Superkupës së Kosovës.
Kjo sfidë ishte ndërprerë pas përfundimit të pjesës së parë situata doli nga kontrolli pasi nga dy anët e tifozerive pati përplasje të ashpra dhe gjuajtje me mjete piroteknike, aq sa duhej edhe të intervenonte policia e Kosovës.
Tashmë ndeshja ka nisur pas zbrazjes së tifozëve, derisa pjesa e parë është mbyllur me rezultat 28-23, në favor të Sigal Prishtinës.
Sërish ndërpritet ndeshja Sigal Prishtina-Trepça
(E plotësuar) Sërish është ndërprerë ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Prishtinasit dhe mitrovicasit po luajnë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në finalen e Superkupës së Kosovës.
Pas përfundimit të pjesës së parë situata doli nga kontrolli pasi nga dy anët e tifozerive pati përplasje të ashpra dhe gjuajtje me mjete piroteknike, aq sa duhej edhe të intervenonte policia e Kosovës.
Mbyllet pjesa e parë, Sigal Prishtina në epërsi kundër Trepçës
(E plotësuar) Pjesa e parë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, është mbyllur me epërsinë e prishtinasve prej 28-23.
Dy rivalët e përbetuar në basketbollin tonë, po luajnë në finalen e madh të Superkupës së Kosovës.
Çereku i parë dhe i dytë, ka dhuruar një superndeshje, por për disa minuta ndeshja u ndërprerë edhe ndeshja për shkak të sjelljeve të tifozëve.
Pas dy-tri paralajmërimeve radhazi nga spikeri i ndeshjes, tifozët nuk u ndalën së hedhuri mjete shpërthyese në tribuna.
Megjithatë, kjo superndeshje rifilloi dhe basketbollistët e të dy skuadrave bën paraqitje të mirë, mirëpo, prishtinasit për disa nuanca ishin më të mirë dhe në pushim shkuan me pesë pikë epërsi (28-23).
Rifillon ndeshja Sigal Prishtina-Trepça
(E plotësuar) Ka rifilluar ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, e cila po luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Dy rivalët e përbetuar në basketbollin tonë, po luajnë në finalen e madh të Superkupës së Kosovës.
Pak minuta më parë ishte ndërprerë ndeshja për shkak të sjelljeve të tifozëve.
Pas dy-tri paralajmërimeve radhazi nga spikeri i ndeshjes, tifozët nuk u ndalën së hedhuri mjete shpërthyese në tribuna.
Kur tifozët filluan të hedhin mjete piroteknike edhe në parket, gjyqtarët vendosën të çojnë skuadrat në dhomat e zhveshjes.























