Kryediplomatja gjermane: Kosova uli tensionet, Serbia bëri të kundërtën
BKT
Foto: Nga profili i Baerbock në Twitter
Lajme

Kryediplomatja gjermane: Kosova uli tensionet, Serbia bëri të kundërtën

Afet Bela/ RTKlive

Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Baerbock, ka thënë se sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm.

“Kosova uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën. Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm”, ka shkruar ajo në Twitter.

Sipas saj edhe sulmet e fundit ndaj misionit të EULEX-it në Kosovë janë të papranueshme. “E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga BE dhe Miroslav Lajcak”, ka shkruar ajo.


MË SHUME NGA Lajme