Bërnabiq reagon ndaj Von Cramon, e quan “eksperte të përgjithshme”
BKT
Lajme

Bërnabiq reagon ndaj Von Cramon, e quan “eksperte të përgjithshme”

J.Musliu/RTKlive

(Plotësuar) Sërish ka përplasje mes kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq dhe Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Është kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ajo që ka ironizuar me eurodeputeten Von Cramon, të cilën e ka cilësuar si “eksperte për gjithçka”.

Paraprakisht, ishte Von Cramon e cila në një postim në Tëitter, kërkoi nga serbët që t’i largojnë barrikadat e vendosura në veri të Kosovës.

Por ndaj kësaj deklarate, kryeministrja Bërnabiq gjitashtu reagoi në Tëitter.

“Më në fund, deklarata e shumëpritur nga Sekretarja e Përgjithshme false e Kombeve të Bashkuara, Viola von Cramon, e cila gjithashtu ka marrë rolin e Kryekomandantit të KFOR-it, Eksperte e Përgjithshme për të gjitha çështjet, që nga litiumi deri te euro-krenaria dhe kryembrojtëse e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut (përjashto serbët)”, shkroi kryeministrja serbe.

Bërnabiq njihet për përplasjet e shpeshta nga distanca me Viola von Cramon.

Cramon: E papranueshme kërkesa e Serbisë për kthim të ushtarëve

V.Thaçi / RTKlive

Viola von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka thënë se është e papranueshme kërkesa e Serbisë për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Twitter, Von Cramon Von Cramon ka theksuar se sulmet ndaj EULEX-it dhe deklaratat për ushtarët serbë, janë krejtësisht të papranueshme barrikadat duhet të largohen si ulje e përshkallëzimit.

”Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE”, tha Von Cramon.


MË SHUME NGA Lajme