Presidenti i Milanit optimist se Leao mbetet në klubin e tij
BKT
Sport

Presidenti i Milanit optimist se Leao mbetet në klubin e tij

Uran Krasniqi/RTKLive

Presidenti i AC Milan, Paolo Scaroni, ka thënë se ndihet i qetë për të ardhmen e Rafael Leaos te Milan.

Portugezi ka ka luajtur një rol të madh në triumfin e Milanit për titullin e Serie A sezonin e kaluar. Për futbollistin kishin treguar interes klube si Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Liverpool.

Futbollisti ka kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2024 dhe Scaroni është optimist se njëzet e tre do ta zgjasë qëndrimin e tij në "San Siro".

“Më kanë thënë se ndihet mirë në Milano dhe se është i motivuar. Unë e di që Maldini (drejtori teknik v.j.) është duke negociuar me të dhe unë jam i qetë", është shprehur Scaroni.