Escobar e Hovenier takojnë përfaqësues të shoqërisë civile
BKT
Foto: Jeffrey Hovenier/Twitter
Lajme

Escobar e Hovenier takojnë përfaqësues të shoqërisë civile

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Pas takimit me liderët shtetëror, presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti, emisari i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar bashkë me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier kanë zhvilluar takim me përfaqësues të shoqërisë civile.

Këtë e ka bërë të ditur vetë diplomati amerikan përmes një postimi në Twitter.

Ai ka thënë se roli i shoqërisë civile është shumë i rëndësishëm për t’i mbajtur përgjegjëse institucionet e Kosovës.

“Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar  u bashkua me mua për diskutime sot me përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë civile nga e gjithë Kosova. Shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm në mbajtjen e institucioneve përgjegjëse si dhe avokimin dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”, ka shkruar ambasadori amerikan, derisa ka shpërndarë edhe fotografi të këtij takimi.


MË SHUME NGA Lajme