Digjitalizohet biblioteka "Fan Noli" në Gjilan|Video
Asdren Agushi /RTK
Biblioteka e qytetit “Fan S Noli” në Gjilan, ka finalizuar projektin e digjitalizimit, duke e pajisur me barkod secilin libër dhe kartelat e lexuesve, gjë që i lehtëson procedurat e regjistrimit dhe të pranim - dorëzimit të librave.
“Biblioteka ka arrit që në katalogun e saj elektronik t’i fut të gjitha librat e bibliotekës dhe poashtu edhe të gjithë anëtarët e bibliotekës dhe gjithë anëtarët e kanë një kartelë digjitale dhe gjitha librat kanë një barkod siç është ky me të cilin shërbehen shpejt dhe pa kurrfarë pengese”, tha Qazim Azizi, drejtor i bibliotekës ‘Fan S Noli’.
Biblioteka e qytetit ka rreth 4 mijë anëtarë dhe ofron hapësirë me kapacitet prej 350 karrigesh për lexues në të njëjtën kohë.
“Koha që me shumë e shfrytëzoj bibliotekën është koha mbasi e kryej mësimin ku d.m.th nga ora 13-16 këtu është qetësia maksimale dhe gjithçka shkon në rregull”, tha Dorantina Gjyrishevci, nxënëse.
“Kushtet e bibliotekës janë shume të mira, veç një ankesë e kemi për rrjetin nuk është i duhur dhe shumica e portave për llan kabëll nuk janë valide”, tha studenti, Endrit Rexhi.
Biblioteka e qytetit në Gjilan ka rreth 110 mijë libra, si dhe materiale të tjera bibliotekare.























