Haradinaj: Kosovë, urime katërvjetori i ushtrisë
BKT
Lajme

Haradinaj: Kosovë, urime katërvjetori i ushtrisë

E.Hoti/RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka uruar Ushtrisë së Kosovës katërvjetorin e themelimit.

Sot katër vjet nga themelimi i ushtrisë, Haradinaj thotë se ishte krenar që pati mundësinë të vendosë një gur në themelin e Ushtrisë së Kosovës.

“Kosovë, urime katër vjetori i Ushtrisë!”. Krenar që pata mundësinë ta vendos një gur në themelin e Ushtrisë së Kosovës!

Në katër vjetorin e themelimit të saj, po e rikthej në vëmendjen tuaj një fjalë timen, nga zemra”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më 14 dhjetor 2018 Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e Ushtrisë së Kosovës.Në atë kohë kryeministër ishte Ramush Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme