Buleshkaj e Szunyog: Ligji kundër korrupsionit të jetë prioritet ditor
BKT
Lajme

Buleshkaj e Szunyog: Ligji kundër korrupsionit të jetë prioritet ditor

V.Thaçi / RTKlive

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit e mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian ka nisur fushatën informuese publike që promovon rolin e Agjencisë dhe i bën thirrje publikut ta raportojë korrupsionin.

Drejtori i Agjencisë, Yll Buleshkaj dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, thanë se respektimi i ligjit është prioritet ditor.

Buleshkaj tha se korrupsioni globalisht dihet që i devijon burimet, nga destinacioni i duhur në xhepat e dikujt tjetër, e në qoftë se nuk do të kishte korrupsion do të kishte më shumë spitale e arsim më cilësor e në anën tjetër edhe siguri në rrugë dhe rrugë më të mira.

Ai tha se fushata do t’i prek të gjitha funksionet që i ka agjencia dhe do të ketë produkte të shtypura dhe produkte të cilat do të transmetohen në televizionin publik (RTK), “ku i falënderoj për hapësirën të cilën na e kanë dhen për produktet tona”.

Buleshkaj tha se mandati i tyre do të jetë i prekshëm dhe i qasshëm jo vetëm për zyrtarët e lartë publikë të cilët janë të obliguar ta respektojnë mandatin e agjencisë, qoftë përmes deklarimit dhe evitimit të konflikt interesit.

Ai tha se po ashtu vlen edhe për publikun e gjerë, në mënyrë që të ketë sa më shumë raste që paraqiten ku ka shkelje të mundshme, të cilat mund të evitohen qoftë nga shoqëria civile, nga media apo edhe direkt nga qytetari.

Kurse Szunyog tha se Ligji dhe transparenca në institucione sigurojnë integritetin në organizata i cili është çelësi i suksesit.

Ai shtoi se kampanja për informimin e publikut është e dobishme për mandatin e agjencionit.


MË SHUME NGA Lajme