Në përvjetorin e ushtrisë, Mehaj uron gardianët e lirisë
E.Hoti/RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se përvjetori i katërt i Forcës me mandatin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës e gjen atë me suksese të mëdha dhe me vizion të qartë.
Në një postim në Facebook, Mehaj ka shkruar se përkundër sfidave të ndryshme, rrugëtimi me vizion të qartë është i pandalshëm.
“Ushtri me ushtarakë me moral të lartë, të arsimuar, stërvitur, të pajisur dhe të gatshëm për realizimin e misionit të shenjtë në mbrojtje të Atdheut dhe qytetarëve tanë.
Ushtri e ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar mbi gjakun, djersën e mundin e heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit ndër breza”, ka shkruar Mehaj në Facebok .
Në katërvjetorin e themelimit të ushtrisë, Mehaj ka uruar qytetarët e Kosovës dhe ushtarakët e saj duke i quajtur ata gardianë të lirisë.
“Urime qytetarë të dashur!Urime ushtarakë, ju gardianë të Lirisë e Republikës sonë!”, shkroi Mehaj në Facebook.























