Ambasadorët shqiptarë mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE
BKT
Foto: Qeveria e Kosovës
Lajme

Ambasadorët shqiptarë mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

E.Hoti/RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Bordin Drejtues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASh), kryesuar nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti.

Duke biseduar për vendimin për aplikimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, kryeministri Kurti theksoi se i përgjigjet thirrjes dhe aspiratave të qytetarëve të Republikës që thellësisht besojnë se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian.

“U theksua besimi se momenti është i duhur, duke marrë parasysh faktin se Kosova është vendi më demokratik në rajon", thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Delegacioni i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë shprehu mbështetjen e pakursyer për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“U bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të nismave në mbështetje të proceseve integruese të Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehu kënaqësinë dhe përkrahjen e plotë për aplikimin e sotëm të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatë.

 


MË SHUME NGA Lajme