Reporterët pa Kufij: Rritet numri i gazetarëve të burgosur
BKT
Lajme

Reporterët pa Kufij: Rritet numri i gazetarëve të burgosur

Përktheu: Muharrem Miftari

Reproterët pa Kufij, së voni, ka dalë me një dekaratë ku shpërfaq të dhënat për fatin e gazetarëve në vende të ndryshme të botës.

Sipas kësaj organizate, 533 gazetarë janë ndaluar në mbarë botën, ndërkohë që numri i të varëve është rritur sërish këtë vit, duke arritur në 57, derisa 65 gazetarë mbehen në peng e që 49 gazetarë konisderohen të zhdukur.

“Rekordi i vitit të kaluar është thyer sërish. Gjithsej 533 gazetarë të mbajtur në lidhje me punën e tyre më 1 dhjetor ishte 13.4% më i lartë se shifra e vitit të kaluar. RSF gjithashtu nuk ka parë kurrë më parë kaq shumë gra gazetare në paraburgim. Një total prej 78 janë mbajtur aktualisht, një rritje rekord prej gati 30% krahasuar me vitin 2021. Gratë tani përbëjnë gati 15% të gazetarëve të ndaluar, krahasuar me më pak se 7% pesë vjet më parë”, thuhet në raprotin vjetor të Reporterët pa Kufij.

Po sipas kësaj organizate, regjimet diktatoriale dhe autoritare po i mbushin burgjet e tyre më shpejt se kurrë duke burgosur gazetarë.

Kështu, vendi ku më së shumti persekutohen gazetarët është Kina, ku aktualisht mbahen të burgfosur  110 gazetarë. Pastaj  Irani, ku po mbahen 47 gazetarë të burgosur, mes tyre edhe dy gra Nilufar Hamedi dhe Elahe Mohammadi, të cilat kishin ndihmuar në tërheqjen e vëmendjes për vdekjen e gruas së re kurde iraniane, Mahsa Amini.

“Ky rekord i ri në numrin e gazetarëve të arrestuar konfirmon nevojën urgjente dhe urgjente për t'i rezistuar këtyre qeverive të paskrupullta dhe për të shtrirë solidaritetin tonë aktiv ndaj të gjithë atyre që mishërojnë idealin e lirisë, pavarësisë dhe pluralizmit gazetaresk”, thuhet, mes tjerash në raport.

Por, sipas Christophe Deloire-it, Sekretari i Përgjithshëm i RSF-së (Reporterët pa Kufij), një nga arsyet e rritjes së numrit të të vrarëve dhe të persekuturave të gazetarëve në botë është edhe lufta në Ukrainë, ku tetë gazetarë u vranë në gjashtë muajt e parë të luftës.

Sipas tij, në këtë vit, më shumë se 60% e gazetarëve të vrarë humbën jetën në vendet që konsiderohen të jenë në paqe, në vende të tilla si: Meksika, Brazili, Haiti, etj.


MË SHUME NGA Lajme