19:05 / 14.12.2022
Amrabat thotë se i pëlqen si luan Atletico Madrid i trajnerit Simeone
Uran Krasniqi / RTKLive
Sofyan Amrabat, i cili me paraqitjet e tij për Marokun në Botërorin "Qatar 2022" ka rënë në sy të shumë klubeve, ka shprehur admirimin e tij për stilin e lojës së Atletico Madridit nën drejtimin e argjentinasit, Diego Simeone.
"Është një nder i madh të lidhem me ato klube. Tani për tani, unë jam duke luajtur për Fiorentinën. Kam shumë respekt për klubin tim, është një ekip i madh," ka thënë ai për "Marca". "Por më pëlqen stili i lojës i trajnerit Simeone, çfarë ka arritur, duke drejtuar Atletico Madridin për shumë vite. Ai ka fituar shumë dhe kam shumë respekt për të. Lojtarët në ekipin e tij janë fizikisht të fortë dhe agresivë. Më pëlqen të luaj në atë mënyrë".























