20:03 / 14.12.2022
Konatar:Nuk ka nevojë të nxitohet për anëtarësim në Ballkanin e Hapur
Afet Bela/ RTKlive
Nënkryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Milosh Konatar tha se nuk ka nevojë të nxitohet me vendimin për anëtarësimin e Malit të Zi në Ballkanin e Hapur.
"Mali i Zi është strumbullari i bashkëpunimit rajonal. Ballkani i Hapur është vetëm një nga iniciativat e shumta rajonale dhe nuk ka nevojë të nxitohet me vendimin për anëtarësimin e Malit të Zi në Ballkanin e Hapur. Ballkani i Hapur është një grup marrëveshjesh ndërshtetërore që duhet të vendosen nga Parlamenti i Malit të Zi kur analizojmë të gjitha argumentet – pro dhe kundër Qëllimi i Malit të Zi është Bashkimi Evropian”, ka shkruar Konatar në Twitter.























