Mandl: Aplikimi i Kosovës në BE, në kohën e duhur
BKT
Lajme

Mandl: Aplikimi i Kosovës në BE, në kohën e duhur

Afet Bela/ RTKlive

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka vlerësuar aplikimin e Kosovës për BE.

“Me aplikimin për anëtarësim në BE, Republika e Kosovës po bën një hap të rëndësishëm në kohën e duhur. Le të punojmë për të hapur rrugën drejt BE-së. Unë kam besim se do të shkojë para”, ka shkruar Mandl në Twitter.

Ndryshe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti të mërkurën e kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Krerët e shtetit e kanë vlerësuar këtë si ditë historike dhe si një lëvizje drejt jetësimit të ëndrrës së kamotshme të popullit të Kosovës.

Ndërsa nesër në Pragë, kryeministri Albin Kurti i dorëzon edhe zyrtarisht aplikimin e Kosovës për BE, Presidencës Çeke të BE-së.

 


MË SHUME NGA Lajme