Kurti: Marrëveshja për liberalizimin e vizave konfirmim i progresit tonë
BKT
Fot: Nga profili i Kurtit në Facebook
Lajme

Kurti: Marrëveshja për liberalizimin e vizave konfirmim i progresit tonë

Afet Bela/ RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot shkruar në Twitter për zhvillimet e sotme që kanë të bëjnë me rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“Sot, kur Republika e Kosovës bëri hapin e saj të parë drejt anëtarësimit në BE, Këshilli dhe Parlamenti i Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë deri në janar të vitit 2024 – konfirmim më i madh i progresit tonë në agjendën e reformave të BE-së”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndryshe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti të mërkurën e kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Krerët e shtetit e kanë vlerësuar këtë si ditë historike dhe si një lëvizje drejt jetësimit të ëndrrës së kamotshme të popullit të Kosovës, raporton RTKlive

Ndërsa të enjten në Pragë, kryeministri Albin Kurti i dorëzon edhe zyrtarisht aplikimin e Kosovës për BE, Presidencës Çeke të BE-së.

Po ashtu të mërkurën ekipet negociuese nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së arritën një marrëveshje të shumëpritur për dhënien e lirisë së vizave me qëndrim të shkurtër për Kosovën.

Marrëveshja ndërmjet Parlamentit dhe Këshillit do t'i lejonte poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Kosova nga kërkesat për viza për qëndrime të shkurtra deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore deri në vitin 2024.


MË SHUME NGA Lajme