Presidentja Osmani sot do t’i adresohet Kuvendit të Kosovës
A.Bela / RTKlive
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot nga ora 9:30, do t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në kërkesën e Osmanit drejtuar Konjufcës, ajo shprehet e gatshme të flas në Kuvendin e Kosovës, raporton RTKlive.
“Neni 84, paragrafi 30 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton se Presidenti i Republikës së Kosovës, së paku një herë në vit i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me fushëveprimtarinë e tij. Rrjedhimisht, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe praktikave të deritanishme, ju njoftoj që si Presidente e vendit jam e gatshme t'i drejtohem Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Osmanit.
Ndryshe ky adresim vjen në kohën kur në ditët e fundit kanë pasur zhvillime politike në Kosovë.























