Bislimi njoftoi ambasadorin Sakar për përgatitjet e Kosovës për integrim
M.Shefkiu/RTKlive
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar. Ky i fundit e uroi Kosovën për hapat që ka marrë në procesin integrues.
Sipas një njoftimi për medie thuhet se ambasadori Sakar e ka uruar Kosovën në ecjen tutje në hapat e mëtejshëm për liberalizimin e vizave pas dakordimit të Parlamentit dhe Këshillit dhe Komisionit Evropian.
“Gjithashtu, u përmend dhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku zëvendëskryeministri Bislimi e informoi rreth përgatitjeve të Kosovës në këtë proces dhe mbështetjen që vendi e ka marrë që në momentin e dorëzimit të aplikimit. Në takim, u diskutua dhe rreth zhvillimeve në procesin e dialogut”, thuhet në njoftim.























