U hap edicioni i Festivalit të filmit “Hyjnesha në fron”
BKT
Kulturë

U hap edicioni i Festivalit të filmit “Hyjnesha në fron”

Arbër Zeka / RTK

Me moton “Ne mundemi të veprojmë, ne mundemi të bëhemi më të mirë” u hap edicioni jubilar i Festivalit të filmit “Hyjnesha në fron”.

Edicioni i 15-te i festivalit filloi mbrëmë me filmin premierë “N’sytë e Katës” të regjisorit Shkëlzen Sylejmani qe u shfaqë në Kino Armata. 

Filmi pesëmbëdhjetë minutësh me protagonist Besim Ajetin, personazhi i të cilit është një prind, në karrocë, që bën çmos ta shpëtojë të bijën e tij nga lufta dhe nga kërcënimi i paramilitarëve që kishin rrethuar vendin, përfshirë një hotel ku ishin ngujuar këta dy persona.

Filmi është reflektim mbi luftën nga këndvështrimi i personave me nevoja të veçanta, e cila thekson vajzën e rritur qe ka për qellim,  t’i ndihmojë njerëzit në nevojë me qe vet ajo,  kishte mbijetuar fal një personi te tillë. 

Xhirimet e filmit janë bërë në lokacione të Fushë Kosovës për dy vjet me radhë, ku me rolet e tyre paraqiten aktoret: Besim Ajeti, Katarina Ajeti, Alma Veseli, Qëndresa Jashari.

Regjisori Shkëlzen  Sylejmani, në kuadër të festivalit ka mbajtur edhe një punëtori për filmin. 

Gjate festivalit, përveç filmave të shkurtër janë shfaqur edhe filma të metrazhit të gjatë  nder të cilët “Internimi” dhe “Kthimi”.

Ndërkaq, sonte do të ndahen çmimet dhe statuetat për laureatët e këtij edicioni jubilar.

 

 


MË SHUME NGA Kulturë