Presidenca: Integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Presidenca: Integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm

V.Thaçi / RTKlive

Blerim Vela, shefi i zyrës së presidentes së Kosovës, ka reaguar ndaj protestës së sotme të serbëve në afërsi të kufirit të Jarinës.

Ai  ka thënë se protestuesit kaluan nga “pa dorëzim” në “të tërhiqemi”, ku sipas tij kjo tregon sa e organizuar ishte protesta e regjimit të Serbisë.

Vela ka shtuar se  integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm.

“Protestuesit kaluan nga “nema predaje” (pa dorëzim) në “hajmo nazad” (të tërhiqemi)… Kjo tregon se sa e organizuar ishte kjo “protestë” e regjimit të Serbisë. Kosova nuk do të bjerë pas kësaj teatrale të krahut të djathtë të sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska. Integriteti ynë territorial është i pacenueshëm”, ka shkruar Vela në Twitter.

Ndryshe, disa protestues ishin mbledhur sot afër pikë kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, – në anën e territorit serb – si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.

Protestuesit janë udhëhequr nga Damjan Knezheviq, që është njeri i afërt me grupin paramilitar rus “Wagner”.


MË SHUME NGA Lajme