Zaniolo ‘shuplak’ Arsenalit, gati rinovimi me Romën
BKT
Sport

Zaniolo ‘shuplak’ Arsenalit, gati rinovimi me Romën

F.Bytyqi /RTKLive

Arsenali duket se nuk do të jetë në gjendje të nënshkruajë me një nga lojtarët më premtues të Italisë, Nicolo Zaniolo, pasi sulmuesi i Romës preferon marrëveshje të re me ‘Giallarossët’, raportojnë mediat italiane.

“Topçinjtë” e kërkojnë italianin, por, sipas “Football Italia”, agjenti i Zaniolos ka zbuluar se objektiv i klientit të tij është rinovimin e kontratës së re me ‘romakët’.

Zanilo aktualisht me Romën ka kontratë deri në verën e vitit 2024, por lojtari është i gatshëm të firmos kontratën e re me skuadrën e Jose Mourinhos.

“Ne kemi raporte të shkëlqyer me Romën dhe kemi rënë dakord që të diskutojmë zgjatjen e kontratës për të ardhmen”, tha agjenti i Zanilos, Claudio Vigorelli.

“Tani, gjëja më e rëndësishme është të fokusohemi te puna dhe performanca në fushë. Klubi e di se ne jemi gati të ulemi dhe të negociojmë”, theksoi ai.