PSD me 24 dhjetor proteston kundër Gjykatës Speciale
BKT
Lajme

PSD me 24 dhjetor proteston kundër Gjykatës Speciale

Visar Shatrolli / RTK

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një konferencë të jashtëzakonshme për medie ka bërë publike datën e mbajtjes së protestës kundër Gjykatës Speciale.

Molliqaj ka thënë 24 dhjetori nga 14:00 është dita kur do të organizojnë protestë duke filluar nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’, për t’i adresuar padrejtësitë, për siç ka thëne ai, të Gjykatës Speciale ndaj ish krerëve të UÇK-së.

Kreu i PSD ka përmendur dënimin e ish eprorit të UÇK nga Dhomat e Specializuar ne Hage, Salih Mustafa, duke thëne se që vendimi i kësaj Gjykate do të duhej të ishte alarm për secilin në Kosovë.

Partia të cilën e udhëheq Molliqaj, tha se synon ndjekjen e dy rrugëve sa i përket Gjykatës Speciale. Sipas tij, njëra rrugë është amendamentimi i ligjit për DHSK dhe e dyta protestat nëpër rrugë.


MË SHUME NGA Lajme