AGK i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit
RTKlive
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), nëpërmjet një njoftimi për media, shprehet e shqetësuar për sigurinë e kolegëve që po raportojnë nga veriu i vendit.
“Ekipi i Klan Kosovës, i përbërë nga gazetari Haris Ademi, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, është sulmuar sot, përderisa po raportonin afër barrikadave të vendosura në fshatin Çabër të Zubin Potokut. Sulmuesit në drejtim të ekipit kanë hedhur gurë, si dhe i kanë fyer e sharë”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Sipas këtij Asociacioni, ky është sulmi i tretë në drejtim të gazetarëve, kështu duke rënduar dhe rrezikuar sigurinë e tyre përgjatë raportimeve.
AGK-ja, sërish bënë thirrje tek organet kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët, njëherësh kërkojmë që të lejohen të bëjnë punën e tyre pa u penguar.























