Nis edicioni i 17-të i Festivalit tradicional “Ditët e komedisë shqiptare”
Baki Rexhepi/Preshevë-RTK
Po i bëjnë përgatitjet e fundit për edicionin e 17 të Festivalit tradicional “Ditët e komedisë shqiptare” i cili nis sonte në Preshevë dhe do të zgjasë deri të premten më 23 dhjetor.
“Në këtë festival marri pjesë pesë trupa teatrale, tetari i Ferizajt që e ka sonte shfaqjen e parë “Lufta e gruas”, më pastaj e ka tetari i Gjilanit “E vërteta”, në natën e tretë është tetari i qytetit të Preshevës me shfaqjen “Tri mendje në ankand”, pastaj është nga Prishtina tetari Dazan me “Eu emigrantët” dhe në fund është teatri nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga Gostivari me shfaqjen “Ves ves”, deklaroi Kujtim Sadriu, drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë.
Para publikut artdashës në Preshevë, shfaqja e parë që do të paraqitet është ajo e tetarit “Adriana” të Ferizajt.
”Emocionet të cilat i përjetoj në Preshevë, askund në asnjë festival të hapësirës shqiptare, nuk i kam përjetuar, mikpritja është fenomenale, mendoj se ka një publiktë të shkëlqyeshëm Presheva. Besoj që festivali duhet të jetoj aq sa jeton Presheva”, tha regjisori Agim Selimi.
“Tri mendje në ankand” është shfaqja e teatrit nikoqirë të Preshevës, i cili para publikut do të paraqitet në ditën e mërkurë. Për aktorin Valon Nuhiu, rëndësi ka që mysafirët të mirëpriten, ndërsa më i miri sipas tij do të fitoj.
”Për neve gjithmonë ka qenë e rëndësishme ti presim këtu trupat e teatrove mbarë shqiptare edhe gjithmonë Presheva ka qenë mirëpritëse”, deklaroi aktori Nuhiu.
Në jurinë profesionale të edicionit të17 –të të Festivalit tradicional “Ditët e komedisë shqiptare” në Preshevë, do të jenë Blerim Krasniqi, Naser Shatroli dhe Musbajdin Qamili.
“Ditët e komedisë shqiptare” është festival me karakter gjithëshqiptarë ndërsa për Preshevën paraqet një vlerë kulturore të veçantë.























