Kryediplomati grek: Nuk duhet të lejohen palët e treta në rajon
Elmina Osmani dhe Afet Bela/RTK
(E plotësuar, ora 13:10) Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, pas takimit të sotëm, kanë mbajtur konferencë për media.
Kryediplomatja e Kosovës, Gërvalla, e ka falënderuar kreydiplomatin grek për vizitën dhe e ka njoftuar atë për zhvillimet në Kosovë, për aplikimin në BE etj, raporton RTKlive.
Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, tha se vizita e tij në rajon dhe Kosovë tregon se ky rajon është me rëndësi për Greqinë.
“Bashkimi Evropian është destinacioni i fundit për gjithë Ballkanin Perëndimor. Greqia është e gatshme të ndihmojë Ballkanin Perëndimor në fushën energjisë, sa i përket juve nga largimi prej varësisë së thëngjillit”, tha Dendias. Ai foli edhe për marrëveshjen Kosovë - Serbi. "Ne mbështesim marrëveshje ligjërisht të obligueshme", tha ai. Kryediplomati grek tha se nuk duhet të lejohen palët e treta në rajon, duke aluduar në ndikimin rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kryediplomati grek arrin në Prishtinë
Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, tha se vizita në rajon dhe Kosovë tregon se ky rajon është me rëndësi për Greqinë. 
“Bashkimi Evropian është destinacioni i fundit për gjithë Ballkanin Perëndimor. Greqia është e gatshme të ndihmojë Ballkanin Perëndimor në fushën energjisë, sa i përket juve nga largimi prej varësisë së thëngjillit. Ne mbështesim marrëveshje ligjërisht të obligueshme”, tha Dendias. Kryediplomati grek tha se nuk duhet të lejohen palët e treta në rajon
Ai është pritur në aeroport nga ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla.
Kryediplomati grek vjen në Kosovë pas vizitës që realizoi në Serbi.
Aktualisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Dendias është në takim me homologen Gërvalla.
Pas takimit, pritet që dy ministrat të mbajnë edhe konferencë të përbashkët për media.
Për tri vjet, Nikos Dendias katër herë në Kosovë
Jeton Musliu/RTKlive
Ishte për vizitë zyrtare në Kosovë, në qershor të këtij viti. Por pa kaluar as shtatë muaj, ai vjen sërish në kryeqytetin kosovar.
Është ky ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Ai vjen sot në një vizitë zyrtare në Kosovë, pasi një ditë më parë qëndroi për një të tillë edhe në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.
Ai do të pritet nga zyrtarët më të lartë të shtetit, kurse në aeroport, mirëseardhje do t’i dëshirojë ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla.
Greqia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Por, qasja e saj karshi Kosovës ka qenë konstruktive, e sidomos përgjatë viteve të fundit.
Kontaktet e Greqisë me Kosovën kanë shënuar ngritje, sidomos nga viti 2019, kur drejtimin e qeverisë e mori kryeministri Kyriakos Mitsotakis.
Kontaktet e Greqisë me Kosovën filluan të shtohen nëpërmjet ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, i cili në këtë post u vendos në korrik të vitit 2019.
Vetëm pak më shumë se një vit pasi mori detyrën, me 9 tetor 2019, Dendias mbërriti në Prishtinë, në vizitë zyrtare.
Në atë kohë, në takim me kryeministrin Avdullah Hoti, Dendias kishte thënë se “Greqia është e përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin euro-atlantik".
Gjithashtu, para dy vitesh, në takim me ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, kjo e fundit ishte shprehur se homologu i saj grek, i kishte dhënë mbështetje Kosovës për liberalizimin e vizave, raporton RTKlive.
Dendias ishte në Kosovë edhe në tetorin e vitit 2020 ku u prit nga zyrtarët më të lartë të Kosovës.
Më vonë, në qershorin e vitit 2021, Dendias kishte ardhur sërish për vizitë në Kosovë.
Ai ishte pritur nga presidentja Vjosa Osmani, kurse në konferencë me homologen e tij, ministren e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, ministri grek kishte thënë se vizita e tij, shërben për të përmirësuar marrëdhëniet me Kosovën, sidomos ato ekonomike dhe tregtare.
Gërvalla kishte thënë se palët janë pajtuar që Zyra e Kosovës në Athinë, nga një zyrë me status të thjeshtë, të ngrihet në zyrë politike, ndërkohë që një zyrë e tillë greke ka vite që funksionon në Prishtinë.
Kontaktet mes Kosovës e Greqisë, nëpërmjet ministrit të jashtëm grek kanë vazhduar edhe më tej në forma të ndryshme, raporton RTKlive.
Ai ka pasur takime me homologen e tij, Gërvalla si edhe me kryeministrin Albin Kurti edhe gjatë punimeve të samitit “Delfi” të mbajtur në Greqi.
Kryediplomati i Greqisë sot viziton Kosovën
A.Bela / RTKlive
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, sot do të vizitojë Republikën e Kosovës.
Tani, vizita e sotme e ministrit Dendias në Kosovë është e katërta me radhë, që prej kohës kur ai mori detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme, në korrik të vitit 2019.
Kjo do të thotë që mesatarisht për tri vjet, Dendias erdhi në Kosovë më shumë se një herë brenda vitit.
Kështu njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndërsa bën të ditur se kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, do ta pres atë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ”Adem Jashari”.
Ndryshe kryediplomati grek të hënën qëndroi në vizitë zyrtare në Beograd ku u prit nga shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.
Po ashtu dje Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka folur me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Në funksion të vizitave të mia në Ballkanin Perëndimor, më parë pata një bisedë telefonike me Miroslav Lajcak, më të cilën fola mbi dialogun Beograd-Prishtinë dhe përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar kryediplomati grek në Twitter.























