Bayern Munich e do heroin e Argjentinës
BKT
Sport

Bayern Munich e do heroin e Argjentinës

F.Bytyqi /RTKLive

Bayern Munich po mendon të transferojë heroin e penalltive të Argjentinës dhe portierin e Aston Villas, Emiliano Martinez, për të zëvendësuar Manuel Neuer-in e lënduar së fundmi, raporton Media Foot.

Martinez ka qenë një nga protagonistët e Argjentinës në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Argjentina rrëmbeu trofeun e Botërorit 2022, duke mundur Francën pas penalltive në finalen e madhe të turneut më të madh në botën e futbollit.

Krerët e ‘Bavarezëve’ janë të interesuar për Martinez-in, të cilin e shohin pasues të denjë të Neuer, i cili për shkak të lëndmit të pësuar ditë më parë në skijim, për një periudhë të gjatë do të jetë larg fushës së blertë.