11:17 / 20.12.2022
Konstituohet Komisioni për zhvillimin e procesit të Vetingut
Arlinda Sejda / RTK
Është konstituuar Komisioni Ad-hoc për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar, që ndryshe njihet edhe si Komisioni i Vetingut.
Detyrë e këtij komisioni do të jetë administrimi i të gjithë procesit të vetingut në drejtësi. Pozitë e opozita u pajtuan, por për konceptin dhe mbarëvajtjen e punës së këtij komisioni, problem mbetet sigurimi i votave nga Lista Serbe.























