Saelemaekers: Për Milanin çdo ndeshje është si finale
BKT
Sport

Saelemaekers: Për Milanin çdo ndeshje është si finale

F.Bytyqi /RTKLive

Futbollisti belg i Milanit, Alexis Saelemaekers thotë se skuadra e tij është e detyruar të ‘luftojë’ për titull të kampionit në Serie A.

‘Rossonerët’ synojnë që këtë sezon të garave, të mbrojnë titullin e kampionit në Serie A.

Belgu mendon se çdo ndeshje për Milanin është si finale.

“Ne besojmë te Scudetto, e kemi detyrim. Ne duhet ta përballojmë çdo ndeshje sikur të ishte një finale. Dhe në fund do të shohim se ku do të përfundojmë”, ka thënë Saelemaekers.

Aktualisht Milani është i dyti në Serie A me 33 pikë të tubuara, tetë më pak se lideri i tabelës, Napoli.