Osimhen flet për të ardhmen
F.Bytyqi /RTKLive
Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, në një intervistë për ‘Il Mattino’, ka folur për të ardhmen e tij.
Osimhen është një lojtarët më të kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane.
Ai ka thënë se për momentin është duke menduar vetëm për Napolin. Ai thotë se me ‘napolitanët’ kërkon titullin e kampionit e më pas do të mendon për të ardhmen.
“Në këtë moment është e vështirë të mendosh diçka më mirë së të Napoli. Është një nga skuadrat më të mëdha në Evropë, është një klub i jashtëzakonshëm, dhe është normale që tani jam i fokusuar vetëm në atë që duhet të bëjmë këtë sezon”, tha ai.
“Ne ende nuk kemi bërë asgjë, duhet të fitojmë diçka. Pastaj do të shohim se çfarë ndodh”, ka theksuar Osimhen.
Napoli aktualisht kryeson tabelën në Serie A me 41 pikë, tetë më shumë së Milani.























