Distria e artë në Jerusalem
BKT
Sport

Distria e artë në Jerusalem

F.Bytyqi /RTKLive

(E plotësuar) Një tjetër sukses i madh për Kosovën.

Xhudistja e Kombëtares sonë, Distria Krasniqi, ka rrëmbyer medaljen e artë në garën e rëndësishme “Masters” që po mbahet në Jerusalem të Izraelit.

Distria në finale mposhti britaniken Chelsie Giles, duke i siguruar një tjetër medalje Kosovës.

Xhudistja jonë menaxhoi me mjeshtri finalen, duke e mposhtur britaniken Giles.

Një tjetër sukses i madh për shtetin e Kosovës në fund të këtij viti, edhe një medalje artë nga gara e madhe "Masters".

Kujtojmë se Distria eliminoi amerikanen Delgado, pastaj spanjollen Perez, derisa në gjysmëfinale e mposhti Pupp nga Hungaria.

Distria afër medaljes së artë në Jerusalem

(E plotësuar) Xhudistja jonë, Distria Krasniqi është shumë afër medaljes se artë në kategorinë - 52 kg, në garën e rëndësishme “Masters” që po mbahet në Jerusalem të Izraelit.

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, ballafaqohet me britaniken Chelsie Giles. Distria, kampionja olimpike, është në formën më të mirë.

Distria eliminoi amerikanen Delgado, pastaj spanjollen Perez dhe në gjysmëfinale e mposhti Pupp nga Hungaria.