Kurti në drekë me ministrin Dendias, vlerësohen raportet e mira bilaterale
BKT
Foto: Qeveria e Kosovës
Lajme

Kurti në drekë me ministrin Dendias, vlerësohen raportet e mira bilaterale

M.Shefkiu/RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në një drekë pune ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, me të cilin biseduan për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

Sipas një njoftimi për media, në këtë takim u theksuan raportet e shkëlqyeshme ekzistuese ndërmjet të dyja vendeve.

Sipas njoftimit për medie, kryeministri Kurti ka theksuar perspektivën evropiane të Kosovës si dhe për aspiratat e Republikës së Kosovës për integrimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare.

 “Po ashtu, u bisedua për çështjet aktuale, zhvillimet rajonale, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.​


MË SHUME NGA Lajme