Haradinaj: Marrëdhëniet me Izraelin, një rëndësi e veçantë
BKT
Foto: Ramush Haradinaj/Facebook
Lajme

Haradinaj: Marrëdhëniet me Izraelin, një rëndësi e veçantë

M.Sh/RTKlive

Kosova dhe Izraeli janë popuj që ndajnë histori të cilët, mes dhimbjeve e gjenocidit, gjetën shpresë, fuqi e dritë. Kështu deklaroi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në ceremoninë tradicionale të ndezjes së qirinjve të festës së Hanukkah, ku mori pjesë me ftesë të ambasadores së Izraelit në Kosovë, Sh.S. Tamara Ziv.

“Me ftesë të ambasadores së Izraelit në Kosovë, Sh.S. Znj. Tamara Ziv, mora pjesë në ceremoninë tradicionale të ndezjes së qirinjve të festës së Hanukkah. Njohja nga Izraeli vazhdon të mbetet kryelajmi i politikës sonë të jashtme tash e dy vjet. Shembulli i zhvillimit të Izraelit duhet të jetë inspirim për Kosovën tonë”, ka deklaruar Haradinaj. 

“Chag Urim Sameach”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme