AGK: Organet kompetente të sigurojnë gazetarët në kryerjen e punëve të tyre
BKT
Lajme

AGK: Organet kompetente të sigurojnë gazetarët në kryerjen e punëve të tyre

M.Miftari/RTKlive

Sonte në mbrëmje, një tjetër shpërthim ka ndodhur, këtë herë në afërsi të ekipit të televizionit Tëvë1, në Lagjen e Boshnjakëve në Komunën e Mitrovicës.

Ekipi i përbërë nga gazetari Gojart Jashari dhe kameramani Rron Agolli, ishin prezentë në momentin kur ndodhi shpërthimi. 

“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes”, ka deklaruar gazetari Jashari. 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë ndaj situatës së krijuar në veri të vendit, dhe u bënë thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar përgjatë raportimeve të tyre nga kjo pjesë. Njëherësh, AGK-ja sërish kërkon nga organet kompetente të ndërmarrin masat e duhura që të sigurojnë gazetarët të kryejnë punë e tyre pa u rrezikuar e penguar.


MË SHUME NGA Lajme