23:45 / 20.12.2022
AGK: Kosova strehon gazetaren e 13-të nga Ukraina
M.Miftari/RTKlive
Në Kosovë, sonte ka mbërritur gazetarja e radhës ukrainase, Anastasiia Poia.
Poia do t’i bashkohet gazetarëve ukrainas, tanimë të strehuar në vend, në kuadër të programit “Journalists in Residence - Kosovo”.
Kolegia ukrainase është mirëpritur në aeroport nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.
AGK-ja shpreh sërish mirënjohjen për të gjithë partnerët kombëtarë e ndërkombëtarë, që ndihmuan implementimin e projektit përgjatë vitit.























