09:16 / 21.12.2022
Brozoviç: Kroacia mund të kishte bërë më shumë në ‘Katar 2022’
F.Bytyqi /RTKLive
Mesfushori kroat Marcelo Brozoviç mendon se Kroacia mund të kishte arritur më shumë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Kroacia u rendit e treta në Botërorin 2022 pasi mundi Marokun.
“Nuk jam penduar për rezultatet që kemi arritur, edhe pse mund të shkonin edhe më lartë”, tha ai.
Brozovic thotë se tani Kombëtarja e tij duhet të fokusohet në Ligën e Kombeve.
“Tani shpresojmë se do të ketë një festë të madhe nëse fitojmë Ligën e Kombeve në qershor”, theksoi Brozoviç.























