09:30 / 21.12.2022
Hernandez pas humbjes nga Argjentina: Dështimi është pjesë e futbollit
F.Bytyqi /RTKLive
Reprezentuesi i Francës, Theo Hernandez, ka komentuar humbjen e ‘Gjelave’ në finalen e Kupës së Botës ‘Katar 2022’ nga Argjentinas pas penalltive.
Hernandez thotë se dështimi është pjesë e futbollit. Ai është i bindur se Franca do të rikthehet edhe më e fortë.
“Dështimi është pjesë e futbollit. Ne do të kthehemi edhe më të fortë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj”, ka shkruar Hernandez në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
Ai është i bindur se ‘Franca ka ekipe kualitative për të bërë gjera të mëdha”.























