12:20 / 21.12.2022
Kryediplomati grek e përmend edhe në Tiranë situatën në veri të Kosovës
RTk
Kryediplomati grek, Nikos Dendias, edhe gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri ka folur për situatën në veri të Kosovës
Ai tha se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë dhe të gjendet një zjgidhje për situatën në veri.
Ndryshe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka vizituar Kosovën, me ç'rast tha se vizita e tij në rajon dhe Kosovë tregon se ky rajon është me rëndësi për Greqinë.























