Laura e argjendtë në Jerusalem
BKT
Sport

Laura e argjendtë në Jerusalem

F.Bytyqi /RTKLive

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Laura Fazliu, është fituese e medaljes së argjendtë, në garën prej më të rëndësishme ndërkombëtare “Masters”, që po mbahet në Jerusalem të Izraelit.

Laura u mund në finalen nga japonezja Miku Takaichi, në një finale jashtëzakonisht interesante. Japonezja fitojë me ippon dhe u stolis me medalje të artë.

Laura ka treguar nivel të lartë në secilin luftë, duke dëshmuar se është potencial i madh për medalje në Lojërat Olimpike në vitin 2024 që do të mbahen në Paris. 

Kjo është medalja e dytë për Kosovën brenda dy ditëve, dje Distria Krasniqi fitoi të artën në kategorinë -52 kg, ndërsa nesër garon xhudistja Loriana Kuka (-78 kg) dhe synon medalje.

Laura po shkëlqen në ‘tapetin’ e Jerusalemit, kalon në finalen e madhe

(E plotësuar) Xhudistja jonë Laura Fazliu, nuk ka të ndalur në Mastersin e xhudos që po mbahet në Jerusalem.

Laura, e cila po garon në kategorinë -63 kg, po tregon performancë të lartë në ‘tapetin’ e Jerusalemit.

Ajo ka treguar klasin e saj në gjysmëfinale duke e mposhtur me ippon izraeliten Gill Sharir duke u kualifikuar në finale e këtij turneu të madh të xhudos.

Kosova siguron medaljen e dytë brenda dy ditësh, pasi që dje Distria Krasniqi u stolis me të artën në kategorinë -52 kg.

Laura Fazliu prek çerekfinalen e Mastersit në Jursalem

(E plotësuar) Xhudistja Laura Fazliu ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Mastersit të xhudos që po mbahet në Jerusalem.

Fazliu e mposhti me “Ippon” xhudisten sllovenen, Andreja Leski. Në raundin e parë e parë ajo mposhti francezen Manon Dekter. 

Në çerekfinale ajo do të përballet me polaken Angelika Szymanska.