FSK gëzon bashkëpunim të afërt me ushtrinë Gjermane
BKT
Foto: FSK
Lajme

FSK gëzon bashkëpunim të afërt me ushtrinë Gjermane

Fadil Sertolli / RTKlive

Përmes një njoftimi nga FSK-ja, bëhet e ditur se komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti me ceremoni zyrtare shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë, gjeneral Eberhard Zorn.

Sipas njoftimit për media, thuhet se të dy gjeneralët diskutuan lidhur me bashkëpunimin e afërt që FSK e gëzon me ushtrinë gjermane dhe potencialin për zgjerimin e këtij bashkëpunimi.

“Më këtë rast gjeneral Jashari falënderoi gjeneralin Zorn për përkushtimin e tij dhe të ushtrisë gjermane për të ndihmuar FSK-në, në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve ushtarake. Ushtria e Gjermanisë është njëra nga kontribuesit më të mëdhenj me trajnime, ekspertizë dhe donacione të pajisjeve ushtarake për FSK-në, me fokus logjistikën’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Në takim, po ashtu bëhet e ditur se është diskutuar edhe situata e sigurisë në Kosovë, rajon dhe me gjerë.

Në fund të vizitës, u shfrytëzua rasti që pala gjermane zyrtarisht t’i dorëzojë FSK-së, donacion veshje mbrojtëse specialistike kundër mjeteve shpërthyese për ekipet e deminimit/EOD të FSK-së.


MË SHUME NGA Lajme