19:38 / 21.12.2022
Simeone flet për situatën me Felix
Uran Krasniqi/RTKLive
Diego Simeone ia ka lënë derën hapur Joao Felixit që ta dëshmojë veten te Atletico Madrid, por duke e paralajmëruar se askush nuk është i paprekshëm.
“Nuk kam dyshim se ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Ai pati një Botëror të mirë dhe shpresojmë se ne mund të kemi Joaon më të mirë. Por askush nuk është i paprekshëm", ka thënë trajneri argjentinas.
Për futbollistin portugez ka kohë që raportohet se ka pakënaqësi me klubin dhe se është i interesuar të largohet.























