19:42 / 21.12.2022
Thaçit dhe Veselit u refuzohet kërkesa për lirim me kusht
RTK
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë publikuar dy vendimet me rishikimin e masës së paraburgimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të ish-kryeparlamentarit të Kadri Veseli, që akuzohen për krime lufte.
Gjykata Speciale ka urdhëruar shtyrjen e masës së paraburgimit për dy nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Zyra e Prokurorit të Specializuar vlerëson se nuk ka ndonjë ndryshim të rrethanave që nga shqyrtimi i fundit, që kësaj radhe t'i aprovohet kërkesa e mbrojtjes, për të mos i mbajtur edhe më tutje në paraburgim atë. Sipas këtij vendimi, shqyrtimi i radhës rreth masës së paraburgimit ndaj tyre do të bëhet jo më larg se fundi i janari të vitit 2023.























