19:47 / 21.12.2022
Laporta: Dalja kampion do të tregonte se jemi në rrugën e duhur
Uran Krasniqi/RTKLive
Dalja kampion në La Liga në këtë edicion do të tregonte se rimëkëmbja e Barcelonës është në rrugën e duhur, sipas presidentit të klubit, Joan Laporta.
“Ne duam të fitojmë La Ligën për të treguar se procesi i rimëkëmbjes së klubit është në rrugën e duhur. Pra objektivi ynë kryesor është LaLiga”, ka thënë ai.
Barça ka vuajtur kohëve të fundit financiarisht po edhe në aspektin e paraqitjeve të dobëta, çka këtë edicion nuk arriti të mbetet në Champions League, por i duhet të luajë në Europa League.























