PDK paralajmëron ta dërgojë në Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarë Publikë
BKT
Foto: Memli Krasniqi/Facebook
Lajme

PDK paralajmëron ta dërgojë në Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarë Publikë

J.Musliu/RTKlive

Partia Demokratike e Kosovës, paralajmëron se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Pagat e Zyrtarëve Publik, të miratuar sot në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e bëri të ditur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Ai shkroi se  misioni i Qeverisë së Kosovës me këtë ligj është është largimi masiv nga puna i zyrtarëve publikë, shantazhimi, politizimi dhe nënshtrimi i tyre.

Sipas Krasniqit, keqqeverisja, punësimet partiake, skandalet në shëndetësi, dështimet në ekonomi dhe energji, ikja e të rinjve nga vendi, rrezikimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit – në vetëm dy vjet qeverisje – nuk po i mjaftojnë Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së tij.

“Tani, përmes Ligjit për Zyrtarët Publikë, misioni i ri i kësaj Qeverie është largimi masiv nga puna i zyrtarëve publikë, shantazhimi, politizimi dhe nënshtrimi i tyre. E gjithë kjo, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i kësaj partie opozitare deklaroi se gjithsesi, përballë këtyre tendencave kundërkushtetuese, Partia Demokratike e Kosovës nuk do të qëndrojë duarkryq.

“Ne do ta kundërshtojmë dhe do ta dërgojmë atë në Gjykatën Kushtetuese, ku, duke besuar në drejtësi, presim rrëzimin e padiskutueshëm të tij”.

 


MË SHUME NGA Lajme