Kosova në pozitën e 107-të në Ranglistën e FIFA-s
BKT
Sport

Kosova në pozitën e 107-të në Ranglistën e FIFA-s

Uran Krasniqi / RTKLive

Në vendin e 107-të gjendet Kosova në Ranglistën e re të FIFA-s. Shtëpia më e madhe e futbollit ka publikuar renditjen e kombëtareve.

Shqipëria gjendet në pozitën e gjashtëdhjetë e gjashtë. Në pozitën e parë gjendet Brazili. Argjentina kampione bote qëndron në vendin e dytë, ndërsa Franca finaliste në vendin e tretë.

Kosova do ta fillojë në mars fushatën kualifikuese për Euro 2024. Kosova gjendet në grup me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.