Bashkimi fiton nga Vëllaznimi, Ponte Prizreni mposhtet nga Trepça
BKT
Sport

Bashkimi fiton nga Vëllaznimi, Ponte Prizreni mposhtet nga Trepça

Uran Krasniqi / RTKLive

Njëri ekip nga Prizreni e ka fituar një ndeshje e një tjetër e ka humbur ndeshjen tjetër. Bashkimi ka shënuar fitore duke mposhtur Vëllaznimin, ndërsa Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit. 

Ndeshja mes Bashkimit dhe Vëllaznimit është mbyllur me rezultat 86:79 (19:18, 27:24, 19:20, 21:17). 

Më të mirët te Bashkimi ishin Fisnik Rugova me 18 pikë dhe Daniel Lekndreaj me 13 pikë e 11 kërcime, kurse te Vëllaznimi më i miri ishte ish-basketbollisti i Rahovecit, Jahi Carson me 13 pikë e shtatë asistime.

No description available.Ndërsa Trepça ka shënuar fitore me rezultat 98:65 (22:8, 19:20, 32:18, 25:19). 

Më i miri te Trepça ishte Drilon Hajrizi me 18 pikë e 13 kërcime, kurse te Ponte Prizreni më i miri ishte Dachon Burke me 21 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime. 

Këto dy takime kanë qenë në kuadër të xhiros së 15-të të Prince Caffe Superligës.