Kuvendi mblidhet në seancë të re plenare
BKT
Lajme

Kuvendi mblidhet në seancë të re plenare

RTKlive

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të re plenare. Deputetët pritet të votojnë Strategjinë për Energjinë, diskutimet për seancën kanë përfunduar të enjten, për arsye se nuk kishte kuorum për votim.

Ndërsa seanca e re e cila në rend dite ka edhe Shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, Shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

Gjithashtu, në këtë seancë do të ketë debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022, si dhe Shqyrtim të Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten në lexim të dytë Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik dhe Projektligjin për Zyrtarët Publikë.


MË SHUME NGA Lajme